Profili i Kompanise
 
Grupi Praktiker me vendodhje ne Kirkel, Gjermani, eshte nje furnitor qe ofron llojshmeri sherbimesh ne fushen e marketeve “DIY” – “Beje vete” si produkte per ndertim, riparim, workshop, banimin, kopshtin, si dhe per aktivitete te kohes se lire. Praktiker i ofron klienteve te tij, (qe variojne nga te apasionuarit ndaj filozofise ‘beje vete’ deri te artizanet), cmime te aresyeshme dhe zgjidhje te besueshme. Gama e produkteve perfshin mallra te cilesise se larte te firmave me te njohura prodhuese, sikunder dhe produkte nen etiketimin e markes private, te njohura per cmimet atraktive dhe cilesine e larte.
 
Grupi Praktiker operon – duke perfshire dhe Max Bahr – permes 440 marketeve te DIY dhe artikujve te shtepise, ne 9 vende me 30.000 punonjes te cilet e bejne ate nje nga ofruesit kryesore ne sektorin e artikujve te shtepise dhe DIY. Grupi Praktiker renditet i Katerti ne Europe, ndersa kompania Praktiker eshte e pozicionuar si lider tregu ne 4 vende europiane (Luksemburg, Rumani, Greqi dhe Turqi).
 
Hapja e dyqanit ne Shqiperi - Tirana eshte parashikuar te behet ne vitin 2009 afer zones se Kamzes. Parktiker do te ofroje per klientet e tij, ne nje siperfaqe prej 8.000 m ², nje game te pasur produktesh me rreth 40.000 artikuj, nje ambjent te rehatshem dhe te kendshem, me nje spekter te gjere zgjedhjesh si per ndertuesit amatore dhe profesioniste si dhe per te gjithe familjen.