Koncepti yne
Aktivitetet tona jane fokusuar kryesisht ne sherbim te klientit. Per ta bere realitet kete qellim ne punojme dhe veprojme duke vendosur klientin mbi gjithcka. Te dyja keto keto jane te rendesishme per vizionin e marketeve Praktiker, sikunder dhe per zgjerimin e games se produkteve dhe sherbimeve tona.
Markete Moderne
E rendesishme per ne eshte dizajni modern i marketeve tona. Ne po ndertojme markete te reja si brenda ashtu dhe jashte vendit, gjithmone me te medha dhe me terheqese per klientin, me hyrje te gjera si dhe me nje sistem udhezues te strukturuar mire. Me nje vizion te qarte dhe eksperience boterore, klientet tane do te gjejne te gjithe grupet e produkteve sipas nevojave te tyre – materiale ose vegla per ndertim, rimodeluese si dhe pajisje per kopshtin DIY(fliozofia“ beje vete“) .
Llojshmeri zgjedhjeje
Tipare karakteristike te portfolit te Praktiker jane gama dhe llojshmeria e produkteve sikunder dhe cmimet shume te mira. Marketet Praktiker disponojne produkte te nivelit te “hyrjes“ ne nje treg si dhe produkte te cilesise se larte te markave te njohura tregtare.
Ambjente terheqese
Ne kemi krijuar nje pakete te mire sherbimesh per klientet tane per ta bere sa me te favorshme eksperiencen e blerjeve ne Praktiker. Praktiker ofron gjithashtu dhe sherbimin e dergesave ne shtepi te porosive speciale.
Marketet
Hapja e marketit ne Shqiperi - Tirana eshte parashikuar te behet ne vitin 2009 afer zones se Kamzes. Praktiker do te ofroje per klientet e tij, ne nje siperfaqe prej 8.000m2, nje game te pasur produktesh me rreth 40.000 artikuj, nje ambjent te rehatshem dhe te kendshem, me nje spekter te gjere zgjedhjesh si per ndertuesit amatore, artizanet si dhe per te gjithe familjen.